Një incident i pazakontë ka ndodhur këtë të diel në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet ka përfunduar në shkallët e godinës së Kryeministrisë.
Pas ndalimit të mjetit, drejtuesi është parë duke dalë prej tij dhe i është drejtuar hyrjes së institucionit, ku më pas ka goditur me shkelma derën e godinës.
Personi është ulur para derës së institucionit, ndërsa gardistët i kanë kërkuar të largohet. Sipas raportimeve, ai nuk iu bind menjëherë këtij urdhri dhe vijoi të qëndronte aty për disa minuta.
Deri tani nuk dihen motivet që e kanë çuar drejtuesin e mjetit drejt këtij veprimi, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me incidentin.




