Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. M., 65 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek M. M., 53 vjeç. Si pasojë u dëmtua lehtë 1 pasagjere.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




