Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme, ku një person ka humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga të mjetit që drejtonte. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima është shtetasi Arben Karamuço, 47-vjeç, i cili ishte duke drejtuar një motor me 4 rrota.
Dyshohet se ai ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe pësuar dëmtime të rënda. Si pasojë e aksidentit, Karamuço ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërkohë një grua që udhëtonte me të në motomjet ka mundur të shpëtojë dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.




