Në aksin rrugor kombëtar “Skërficë -Sarandë”, në dalje të tunelit një mjet kamion ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Në detaje nga sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës që u ndodhën në vendngjarje mësojmë se mjeti Daf (kamion) ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka devijuar nga rruga duke ngjitur një kodrinë anash karexhatës dhe është përmbysur.
Nga testi i kryer doli se drejtuesi nuk kishte konsumuar alkool. Ndërkohë drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar gjë nga përmbysja e mjetit.




