Drejtuesi politik i ASHE-PD për Qarkun e Gjirokastrës Prof.Dr. Tritan Shehu së bashku me kandidatët për deputetë Alma Kore dhe Bajram Hysa, kanë zhvilluar takime me punonjëset e biznesit fason në qytetin e Gjirokastrës.
Në kontakt me to, kandidatët për deputetë të koalicionit opozitar, u kanë speguar programin e punësimit dhe të rritjes së vlerës së pagës mujore të PD nesër në pushtet. Emëruesi i përbashkët është se PD i ka kushtuar një rëndësi të veçantë rritjes së pagës mujore ku minimalisht do të jetë 500 euro si dhe lehtësirat që do të kenë bizneset fason me uljen e taksave që janë planifikuar në programin e detajuar.
Ndërsa në takim me pronaren e një prej bizneseve prodhuese, Prof.Dr. Tritan Shehu është njohur me vështirësitë me të cilat ndeshet ky biznes në kushtet e egzistencës në këtë treg dhe të uljes së ndjeshme të monedhës europiane. Kjo sipas zotit Shehu, ka dëmtuar dhe dëmton prodhimin vendas i cili po mbijeton në këtë krizë financiare dhe ndikimit që ka patur dhe ka ulja e vlerës së euros.
Ndërsa punonjëset e biznesit prodhues, kanë mbështetur haptazi programin e PD dhe premtuar votën që do të sjelli ndryshimin e pritur më 11 maj.



