Ndërron jetë fëmija 4-vjeçar, u godit aksidentalisht nga motra teksa luanin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 4-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj së hëne në spitalin e Traumës në Tiranë, pas një aksidenti të ndodhur tre ditë më parë.

Fëmija u godit aksidentalisht në kokë nga motra e tij gjatë lojës në banesë dhe u dërgua fillimisht në spitalin e Pogradecit.

Për shkak të gjendjes së rënduar, ai u transportua më pas në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Share This Article