Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon pasditen e kësaj të hëne, më 27 prill, një mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj force politike.
“Së pari një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për të gjithë ata që janë zgjedhur apo rizgjedhur në procesin zgjedhor, të bazuar në votën, vullnetin e anëtarëve të PD-së.
Proces që bazohet në vlerat më themelore të vendimmarrjes demokratike, në dallim nga partia e krimit, në dallim nga organizata kriminale që udhëhiqet nga vrasës, trafikantë, plaçkitës, antishqiptarë të vërtetë. E cila nga viti 2009 gjer sot, nuk di se çdo të thotë më votë. E tëra e shtruar në funksion të një njeriu të cilit për të mos prishur gojën, por i shkon çdo epitet i merituar, të një njeriu që ka shndërrue atë parti në një leckë të vetën, të një njeri që e ka shndërruar atë parti që ka lindur në krim, është ushqyer me krim dhe sot është kriminele jo vetëm në gen, por edhe në veprimtarinë e saj ndaj qytetarëve shqiptarë. Në veprimtarinë e saj ndaj Shqipërisë.”, tha Berisha.




