AKSK: Mos bini pre e mesazheve mashtruese që imitojnë banka

Jugulajm.net
2 Min Read

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) apeloi sot qytetarët duke tërhequr vëmendjen mbi rritjen e rasteve të mesazheve mashtruese (SMS), të njohura si smishing, të cilat paraqiten si komunikime zyrtare nga institucione publike, banka apo kompani shërbimesh.

Sipas AKSK-së këto mesazhe synojnë të manipulojnë përdoruesit përmes krijimit të ndjenjës së urgjencës apo besimit, duke i drejtuar ata drejt faqeve të rreme (phishing) me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare.

AKSK bën thirrje që të mos klikoni linqe të dyshimta, të mos hapni linqe të dërguara përmes SMS, email apo rrjeteve sociale nga burime të panjohura ose të pakonfirmuara.

Mos të ndani të dhëna sensitive si numrin e kartës bankare, CVV / PIN apo OTP (kod verifikimi).

Në njoftim thuhet se AKSK u kërkon qytetarëe që të verifikojnë adresën (URL), për të pasur kujdes nga domain-e të rreme që imitojnë faqet zyrtare.

“Formulime si “Keni një pagesë të papaguar”, “Llogaria juaj do të bllokohet” dhe

“Veproni menjëherë” janë shpesh tentativa mashtrimi”, thuhet në njoftim.

Shenjat kryesore të smishing janë mesazhe të papritura, linqe të pazakonta,

kërkesa për pagesa urgjente, kërkesa për të dhëna personale dhe gabime drejtshkrimore ose formulime jo profesionale.

Nëse keni klikuar një link të dyshimtë, AKSK sugjeron që të mos plotësoni asnjë të dhënë, të mbyllni menjëherë faqen, të ndryshoni fjalëkalimet tuaja dhe të kontaktoni menjëherë institucionin përkatës.

Share This Article