Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar me dy persona të plagosur me mjet prerës, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore pasditen e kësaj të marte.
Sipas raportimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa konflikti ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur dy prej të përfshirëve.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.




