EMRAT/ Shpërthimi në Majkosh, 2 të plagosurit dërgohen drejt Traumës

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në fshatin Majkosh, Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.

Sipas informacioneve paraprake shpërthimi ka ndodhur në një kasolle të këtij fshati.

Të lënduarit Xhulio Salaj, 28-vjeç dhe Lisien Shehu, 34-vjeç banues në Memaliaj kanë pësuar djegie në trup dhe në fytyrë.

Fillimisht ata janë dërguar në spitalin e Tepelenës nga banorët e fshatit, por për shkak të dëmtimeve dy të rinjtë po transportohen drejt Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, teksa priten specialistë për të kryer hetimet e nevojshme për të zbuluar rrethanat e plota.

Share This Article