Ditën e sotme, një aksident tragjik ka ndodhur, ku një motoçikletë u përplas me një mjet tip ”Volkswagen Caddy” në aksin rrugor nacional ”Fier-Shegan”.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Caddy po kthehej për në banesë, ndërsa motoçikleta tentoi të parakalojë, duke shkaktuar përplasjen e fortë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital.
Shkak sipas bluve është parakalimi i motoçikletës ndërsa automjeti tip cady ishte duke u kthyer në anën tjetër të rrugës.




