Forcat Speciale shqiptare krah për krah me aleatët italianë kanë kryer sot stërvitje në det në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Neptune Strike 26”, një nga aktivitetet më të mëdha të Aleancës për vigjilencën në rajon.
Në këtë stërvitje, forcat shqiptare dhe ato italiane testuan kapacitetet operacionale dhe bashkërendimi mes forcave, me synimin për të rritur reagimin ndaj kërcënimeve në det.
“Neptune Strike 26” zhvillohet nga 25 marsi deri më 1 prill 2026 dhe përfshin operacione në Mesdheun Perëndimor dhe Qendror. Në stërvitje marrin pjesë grupe të mëdha detare të NATO-s, përfshirë flotat spanjolle, italiane dhe franceze me anije dhe aeroplanmbajtëse.
Operacioni udhëhiqet nga strukturat detare të NATO-s dhe mbështetet edhe nga mjete ajrore të avancuara, përfshirë avionë luftarakë dhe dronë për zbulim, duke testuar në kushte reale ndërveprimin dhe gatishmërinë e forcave aleate.




