Goditet me thikë 33-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 33-vjeçar është goditur me thikë pasditen e kësaj së shtunë pranë spitalit të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, ai është goditur me thikë në dy pjesë të trupit dhe ndodhet në repartin e kirurgjisë nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin e autorit.

Share This Article