Rreth 200 milionë lekë, kanë shpenzuar deputetët e Kuvendit për dieta, telefonata, karburant, honorare për komisione dhe qira për ata që nuk jetojnë në Tiranë.
Kuvendi i Shqipërisë ka bërë publike analizën e zbatimit të buxhetit të institucionit për vitin 2025.
Në analizë numërohen rreth 60 milionë lekë për bileta, dieta dhe akomodim, rreth 1.2 miliardë lekë për deputetët dhe stafin politik e administrativ. Dhjetëra milionë lekë për ekspertë të jashtëm, vendime gjyqësore, mirëmbajtje elektronike dhe ambiente zyrash, 30 milionë lekë për transkriptim me inteligjencë artificiale, 5.6 milionë lekë për sistem ndërveprimi me publikun, 1.2 milionë lekë për aplikacionin “Kuvendi i Shqipërisë” dhe blerja e dy automjeteve me vlerë 14.5 milionë lekë dhe mobilim i ri për sallat e komisioneve parlamentare (23 milionë lekë).
Analiza nxori në pah shpërndarjen e buxheti të Kuvendit, duke theksuar se një pjesë e madhe e tyre shkon për përfitime shtesë të deputetëve, udhëtime dhe paga, ndërsa një pjesë tjetër për investime në teknologji dhe mirëmbajtje.




