Prezantimi i Bashkim Toles eshte bere sot ne Ndermarrjen e Puneve Publike ne Bashkinë Gjirokastër.
Kjo ndermarje ka ngarkesen me te madhe sa i perket veprimtarise se perditshme, duke nisur qysh nga largimi i mbetjeve urbane, e deri tek dizenjimi i rrugeve dhe identifikikimi i problematikave te ndryshme, qe kane efekt ne publik.
Duket se pervoja e fituar ne agjencite qe varen nga Bashkia e Gjirokastres, ka qene shkaku i emerimit te zotit Tola ne kete detyre mjaft te veshtire, e cila kerkon menaxhim dhe disiplinim te stafit, pasi behet fjale per nje ndermarrje ku 80% e te cileve jane punonjes me formim jo profesional.
Zoti Tola deri me sot ka mbajtur disa poste drejtuese ne administraten bashkiake. Bashkim Tola, zevendeson ne kete post Spiro Diamantin.




