Aksident, motori përplaset me barrierat, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mesditën e kësaj së diele në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnjë, ku një 28-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.Z., dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Share This Article