Këshilli i Ministrave ka njoftuar se në kuadër të masave për stabilizimin e çmimit të karburanteve, krahas ringritjes së Bordit të Transparencës ka ulur me 20% akcizën e karburanteve.
Por, sa përkthehet kjo ulje në vlerë.
Sot, akciza e karburanteve pa TVSH është rreth 40 lekë për litër pa TVSH. Një ulje e akcizës me 20%, nënkupton që ajo do të zbresë në 32 lekë për litër pa TVSH, pra një kursim për kompanitë prej 8 lekësh, që automatikisht duhet të përkthehet në një ulje të çmimit të karburantit me të paktën 8-10 lekë për litër, duke llogaritur dhe efektin e TVSH-së.
Në fund të shkurtit, para se të fillonte konflikti në Lindjen e Mesme, një litër naftë tregtohej në vend me 170-175 lekë për litër dhe në bursa midis 65-70 dollarë për fuçi.




