Arrestohet 29-vjeçari, përplasi qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve

Jugulajm.net
2 Min Read

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.
29 vjeçari i cili dyshohet se rreth një muaj më parë pas një konflikti për motive të dobëta përplasi qëllimisht me makinë një çift bashkëshortësh.

Policia thotë se në kohën kur ndodhi ngjarja të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi. I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin Fogert Çuko 29 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë. Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Share This Article