Qeni kafshon 11-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë, nis hetimi për pronarin

Jugulajm.net
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë u regjistruar pasditen e djeshme (19 mars), ku një vajzë 11-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit në lagjen nr. 4, në hyrje të lagjes “Goricë” në qytetin e Pogradecit. Qeni i fqnjit jo vetëm që e kafshoi të miturën por edhe e tërhoqi zvarë për disa metra.

11-vjeçarja u dërgua në spital, mori trajtim dhe më pas u kthye në banesë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë. Policia ndërkohë ka referuar rastin në Prokurorinë e qytetit, ku ndaj pronarit të qenit, rëndon akuza për “braktisje të kafshës së shoqërimit”, pasi dyshohet se nuk ka mbajtur nën kontroll kafshën, e cila ka dalë nga rrethimi i oborrit dhe ka sulmuar vajzën.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën “Braktisja e kafshës të shoqërimit” për shtetasin K. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, kafsha e tij shtëpiake (qen) dyshohet se ka dalë nga rrethimi i oborrit të banesës së 39-vjeçarit dhe ka dëmtuar një 11-vjeçare, e cila pasi mori mjekim ne spital u largua në banesë,“-njofton policia.

Ndërkohë banorët e lagjes janë shprehur se situata është e përsëritur dhe është kthyer në një shqetësim serioz për të gjithë edhe pse janë ankuar, pronari nuk kishte marrë masa. E njëjta skenë kishte ndodhur edhe para 3 javësh, ku qeni i tij sërish kishte dali nga oborri i shtëpisë, duke krijuar panik e frikë mes banorëve.

Share This Article