Aksident, “Ford-i” përplas këmbësoren 68-vjeçare, shoferi largohet nga vendngjarja

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur në fshatin Pojan rreth orës 11:40, ku një automjet ka përplasur një këmbësore 68-vjeçare dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasja S. K., e moshës 68 vjeçe, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe po punon për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasi K. Sh., i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në fshatin Pojan, dyshohet se shtetasi K. Sh., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka përplasur shtetasen S. K., 68 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Shtetasja S. K. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërkohë që vijon puna për kapjen e drejtuesit të automjetit.

Share This Article