Flamur Golemi dhe modeli i drejtimit që sfidon jo vetëm zhurmën politike…

Jugulajm.net
4 Min Read

Nga Fejzo Subashi

Kur mungojnë alternativat, sulmohet puna. Rasti i kryetarit të Bashkisë Gjirokastër zotit Flamur Golemi është një realitet i kësaj lufte, si brenda dhe jashtë lloijt. Në një realitet politik ku shpesh zhurma zë vendin e alternativës, si mundësi për të mohuar punën dhe kontributin.

Rasti i Flamur Golemit në Gjirokastër është një ilustrim i qartë i përplasjes mes punës konkrete dhe sulmeve të motivuara politikisht, që nxjerr në vijën e parë media, apo individ mediatik, që më shumë bëjnë zhurmë sesa ti japin rolin dhe misionin të saj. Është e pamundur të ndash Flamur Golemin nga Gjirokastra, jo vetëm për shkak të funksionit që mban sot, por për shkak të një rrugëtimi të gjatë kontributesh dhe angazhimi ndaj qytetit.

Në çdo rol dhe status që ka pasur, ai ka dëshmuar një qasje të bazuar te puna, përgjegjësia dhe përkushtimi publik. Absolutisht që kush punon edhe gabon. Lutem zotit që gjithë të zgjedhurit, apo ata që kan poste drejtues dhe përgjegjësi për qytetarin dhe komunitetin nga këto gabime të bëjnë…. Flamuri jo vetëm që nuk është një i rënë nga qielli, apo të ketë shkopin magjik dhe të bëjë Gjirokastrën brenda kaq kohe si duhet dhe meriton Gjirokastra, por ai është kryetari që ka bër më të mirën e mundshme në Gjirokastër dhe për Gjirokastrën. Por si kudo edhe në Gjirokastër, në mungesë të alternativave bindëse, debati politik shpesh rrëshqet drejt personalizimit dhe përpjekjeve për të zbehur figurën e atij që punon. Kjo është një praktikë e njohur: kur nuk fiton me ide, kërkon të fitosh me baltë.

Edhe një veprim i zakonshëm, si një kontroll shëndetësor, u përdor si material për zhurmë dhe insinuata. Në fakt, ky është një akt që duhet përshëndetur, sepse promovon një kulturë përgjegjësie ndaj shëndetit publik. Dhe kur ky shembull vjen nga një drejtues vendor që ka statusin e qytetarit të parë, mesazhi është edhe më i fortë.

Sigurisht, askush nuk është i pagabueshëm. Çdo drejtues përballet me kufizime, sfida dhe vendime të vështira. Por dallimi qëndron te qëllimi dhe integriteti: a shërben për veten apo për qytetin? Në këtë drejtim, Flamur Golemi ka ndërtuar një profil që lidhet më shumë me shërbimin sesa me përfitimin.

Sot, Gjirokastra ka nevojë për vazhdimësi, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm jo për konsum politik ditor që pengon progresin. Ai nuk është gjirokastrit i parë që ka kontribuar për Gjirokaatrën dhe nuk e kanë kryqëzuar. Nuk ka rënë pre e kësaj lloje rrjete vetëm Z. Golemi, por shumë bij e bija të shquar të Gjirokastrës. Qytetarët e këtij qyteti kanë treguar se dinë të dallojnë mes propagandës dhe realitetit, mes zhurmës dhe punës.

Në këtë kontekst, mbështetja për Flamur Golemin nuk është thjesht mbështetje për një individ, por për një mënyrë qeverisjeje që vendos interesin publik mbi kalkulimet politike. Në fund, historia e qyteteve nuk shkruhet nga zhurma e përkohshme, por nga puna e qëndrueshme. Dhe në këtë provë, Gjirokastra di të bëjë dallimin.

Share This Article