Është ndarë nga jeta sot, më 23 prill 2026, akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Rexhep Qosja.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët konfirmojnë se varrimi është zhvilluar në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.
Në njoftimin e publikuar nga nipi i tij, Valjet Rexhepi, bëhet e ditur se, me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje dhe familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe mendimit shqiptar.
I lindur në vitin 1936, ai njihet si studiues, kritik letrar, akademik dhe autor i dhjetëra veprave me ndikim në kulturën shqiptare.
Gjatë karrierës së tij, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në studimet albanologjike, në historinë e letërsisë dhe në debatin publik për çështje kombëtare.




