Meta ka njoftuar se do të ndalojë enkriptimin e bisedave në Instagram duke filluar nga 8 maji 2026.
Kjo do të thotë se bisedat private nuk do të jenë më të mbrojtura me kodim fund-më-fund. Përdoruesit janë njoftuar edhe me një mesazh pop-up brenda aplikacionit dhe do të marrin udhëzime se si të shkarkojnë mesazhet ose fotot e videove që duan të ruajnë para se opsioni të çaktivizohet.
Arsyeja që dha Meta është se shumë pak njerëz e përdornin këtë opsion të enkriptimit në DM, ndaj kompania vendosi ta heqë. Ata që duan të vazhdojnë biseda të sigurta mund ta përdorin WhatsApp, i cili vazhdon të ofrojë enkriptim fund-më-fund për të gjithë përdoruesit.
Megjithatë, ky vendim ka shqetësuar shumë përdorues për privatësinë e tyre. Shumë njerëz e shohin heqjen e enkriptimit si një hap prapa në mbrojtjen e bisedave private. Për ata që duan të jenë të sigurt, alternativa mbetet të përdorin WhatsApp ose aplikacione të tjera jashtë Meta-s.




