Partia Demokratike është në prag të një momenti të rëndësishëm, teksa po përgatitet për zgjedhjet për kryetar, të cilat do të zhvillohen më 23 maj, një vit pas humbjes në zgjedhjet parlamentare.
Kjo ngjarje po shoqërohet me shumë diskutime, ndërsa deputeti i Qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, një nga figurat e njohura të PD-së dhe ish-drejtues i saj, ka bërë të qartë mbështetjen e tij për rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë.
Në një postim në Facebook, Shehu shprehu bindjen se ky proces zgjedhor nuk është thjesht një procedurë e zakonshme, por një mundësi për të rikonfirmuar kursin dhe drejtimin që Berisha ka dhënë për PD-në dhe Shqipërinë.
Ja postimi i plotë i Shehut:
Kryetari i PD rizgjidhet më 23 Maj!
Një rikonfirmim ky në prag të ndryshimeve thelbësore që e presin Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në prag të rivendosjes së demokracisë, vlerave njerëzore e shoqërore.
Rolit lider rajonal të Shqipërisë.
Fundit të regjimit e realizimit të aspiratës sonë europiane.
Me PD-në e Berishës, Shqipëria do të ribëhet.




