Shpallet në kërkim 42-vjeçari nga Libohova, ishte në timon dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. H., 42 vjeç, banues në Libohovë, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin, dhe është larguar me shpejtësi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article