Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kapur me forcë, nga krahu, një 10-vjeçar, dhe nuk ka pranuar të dëshmojë para oficerit, për rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




