SPAK: “Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, PS kundër arrestimit…

Jugulajm.net
1 Min Read

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, përfaqësuesit e SPAK deklaruan se situata ligjore e Belinda Ballukut është rënduar ndjeshëm krahasuar me momentin kur u kërkua masa e parë e sigurisë.

Sipas prokurorisë, në fazën fillestare Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg, ndërsa me akuzat e reja të ngritura aktualisht, ajo rrezikon deri në 35 vite burg.

“Në situatën kur iu kërkua masa e parë ndaj znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg,” deklaruan prokurorët.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka dalë kundër kërkesës për arrestim. Deri tani ka marrë fjalën Ulsi Manja, i cili theksoi se masat aktuale të sigurisë ndaj Ballukut janë të mjaftueshme për nevojat e hetimit.

“Masat që janë në fuqi tani ndaj znj. Balluku janë të mjaftueshme për nevojat e hetimit,” u shpreh Manja.

Debati në Këshillin e Mandateve vijon, ndërsa pritet që çështja të kalojë për votim në seancë plenare.

Share This Article