EMRAT/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u vetëplagos, ja çfarë tha…

Jugulajm.net
1 Min Read

Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares, e cila u vetëplagos në një hotel mbrëmë pas mesnate në kryeqytet.

Mësohet se para hetuesve, vajza 18-vjeçare N.M., në dëshminë e saj është shprehur se “kam gabuar në jetë dhe desha të vras veten”.

18 vjeçarja ka pohuar se ka tentuar dhe herë tjetër të dëmtojë veten duke pirë medikamente.

Sipas policisë, e reja pasi është vetëqëlluar, është dërguar në spital rreth orës 00:15 nga Mirvete Rexhmati (Gjuta), 48 vjeçe dhe shtetasi Elvir Gjuta, 24 vjeç.

Pas hetimeve 48-vjeçarja së bashku me Vladimir Gjutën kanë rënë në prangat e policisë, teksa Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta (babë e bir) dhe Elvir Gjuta janë shpallur në kërkim. Ndaj të pestëve rëndojnë veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë një prej personave të shpallur në kërkim, Erisjaldo Gjuta, 22 vjeç i cili rezulton edhe si i dashuri i të së resë rëndon edhe vepra penale “Armëmbajtja pa leje”.

Share This Article