Procedohet 63-vjeçari, u kap me medikamente dhe ushqime kontrabandë

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. F., 63 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën 40 kuti me medikamente mjekësore dhe produkte ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article