Sapo eshte arrestuar nga uniformat blu të Policisë së Gjirokastres, Klement Kursa, 39 vjeç nga Dibra me banim te perkohshem ne Gjirokaster.
Arrestimi i tij ka lidhje me dyshohet se ka abuzuar seksualisht me nje vajze 12 vjeçare. Kjo e fundit eshte e bija e bashkejetueses se 39 vjecarit ne Gjirokaster.
Zbulimi i kesaj ngjarjeje u be nga ana e Policise se Gjirokastres permes metodave hulumtuese, nderkohe qe derime tani nuk ka nje denoncim konkret nga ana e 12 vjecares, apo dhe e të ëmës.
Ndersa Policia e Gjirokastrës është duke kryer veprimet për ngjarjen e rëndë, mesohet se Klement Kursa ka qene i arrestuar pese dite me pare ne nje aksion blic nga ana e Policise se Dibres dhe asaj te Gjirokastres, pasi ai se bashku me te vellane e vet binjak, dyshohet se jane autore te nje vrasjeje te ndodhur ne Diber ne vitin 2018.
Ne aksionin policor te Gjirokastres dhe te Dibres me 18 janar gjatë kontrollit të ushtruar ne banesen e binjakeve dibrane ne Gjirokaster, u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri,(2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.
Gjykata e Gjirokastres e la te lire Klement Kursen nje jave me pare ne seancen e vleresimit te mases se arrestit, ndersa sot sapo eshte arrestuar per dyshime per ngacmim seksual ndaj te bijes se bashkejetueses gjirokastrite.
Klement Kursa dhe vellai i tij binjak, dyshohet se u larguan nga Dibra per shkak gjaku dhe u strehuan ne Gjirokaster.




