Merr flakë banesa, humb jetën i moshuari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një i moshuar 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, që kishte marrë flakë në fshatin Lapardha të Selenicës.

Policia njofton se nga hetimet e para dyshohet se i moshuari ka humbur jetën, si pasojë e asfiksisë nga një zjarr i rënë në banesën e tij.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article