AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO”, qumështi me prani bakteri

Jugulajm.net
2 Min Read

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar sot  se ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit “NAN 1 OPTIPRO”, qumësht formulë për foshnjat, për shkak të pranisë së bakterit cereulide.

Në njoftimin thuhet se, AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës.

Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt.

Njoftimi i AKU:

Referuar njoftimit të subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese Nestle si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin prodhues në Holandë, bëjmë me dije:

Të dhëna përkatëse të produktit

AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës.

Gjithashtu, AKU informon se nga verifikimet në terren është konstatuar se është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorin në supermarketet ku është tregtuar ky produkt.

Share This Article