Sot, Prokuroria e Gjirokastres ka dhene pretencen ne ngarkim te ish-kreut te Kadastres se Gjirokastres, Florian Taçi dhe dy bashkepunetoreve te tij te ngushte, qe gjenden ne qeli. Pikerisht behet fjale per Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.

Prokurori i çeshtjes, Gazmend Frëngu, ne pretencen e tij dhene para gjykateses, Nertila Përralla, kerkoi 6 vjet burg per ish-kreun e Kadastres se Gjirokastres, Florian Taçi dhe kerkoi 4 vjet burg per dy bashkëpunëtorët e tij.

Nisur nga kerkesa e te pandehurve qysh ne seancen fillestare per gjykim te shkurtuar, i bie qe Florian Taçit t’i ulet 1/3 e denimit, pra te denohet me 3.4 vjet burg perllogaritur ketu dhe 7 muajt, qe ka kaluar ne arrest shtepie gjate kesaj periudhe. Ndersa Memisha dhe Nakuçi do te vuajne nga 2.5 vjet burg.

Mbi Ish-kreun e Kadastres se Gjirokastres rendojne akuzat e fallsifikimit, mashtrim dhe shperdorimit te detyres ne bashkepunim.

Florian Taçi u arrestua ne flagrance nga Policia e Gjirokastres ne 28 shkurt te ketij viti.