Sarandë, plagosën me sende të forta 2 persona, shpallen në kërkim 2 autorët

Jugulajm.net
1 Min Read

Një plagosje me sende të forta është regjistruar në Sarandë ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona të moshës 41 dhe 38 vjeç. Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur më 15 janar pas një konflikti për motive të dobëta.

Lidhur me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të moshës 24 dhe 34 vjeç. Policia po punon për kapjen e tyre dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit K. B., 34 vjeç dhe N. M., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 15.01.2026, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë plagosur me sende të forta dhe grushta shtetasit B. C., 41 vjeç dhe V. M., 38 vjeç, banues në Sarandë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Share This Article