Moti i keq, ja situata në Qarkun Gjirokastër…

Jugulajm.net
1 Min Read

Situata në qarkun Gjirokastër datë 10.01.2026.
Gjatë natës në territorin e qarkut ka patur reshje shiu, të cilat vazhdojnë.
– Nga komunikimi me DVP e qarkut informohem se aksi rrugor Gjirokastër – Tepelenë vazhdon të jetë me një kalim pranë Shkallës së Zezë, kontraktori është prezentë gjatë gjithë kohës dhe po punon për largimin e dherave. Aksi rrugor Përmet
– ⁠Dogana e Tre Urave është i qarkullueshëme një sens në hyrje të fshatit Petran. Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje.
ARJ është në vendngjarje.
– Edhe ditën e sotme vazhdon puna në të gjitha bashkitë për normalizimin e problematikave në qendrave urbane dhe hapjen e atyre segmenteve që janë të bllokuara në rruget rurale.
– ⁠Nga OSHEE informohem se, mungon energjia elektrike në njësinë adm. Kurvelesh, bashkia Tepelenë dhe Ballaban, bashkia Këlcyrë.
Niveli i Vjosës në pikmatjen e Memaliajt është 4 metër.
Mbetemi në kontakt.

Share This Article