Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth orës 01:00 të natës në zonën e Klosit, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë.
Rrethanat në të cilat mjeti ka përfunduar në përrua mbeten ende të paqarta.
Jurgen Karaj 30 vjeç është drejtuesi i mjetit që dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit. Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se në automjet ndodheshin 2 deri në 3 persona në momentin e aksidentit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një informacion zyrtar lidhur me numrin e saktë të personave apo gjendjen e tyre. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë.
Paralelisht, banorë të zonës janë angazhuar në ndihmë të kërkimeve, ndërsa priten detaje të tjera nga strukturat përgjegjëse.




