Horoskopi sot:

Dashi

Mbështetuni tek optimizmi juaj për të shijuar këtë ditë të veçantë. Një buxhet i vogël është domosdoshmëri, kujdes me shpenzimet e fundvitit. Tregohuni diplomatik: diskutimet nuk duhet të acarojnë raportet tuaja. Dëshira për të fituar gjithmonë nuk ju ndihmon sot.

Demi

Bukuria dhe zgjuarsia ju bëjnë shumë tërheqës për të tjerët. Ndoshta ka ardhur momenti të bëni një zgjedhje, megjithatë nuk duhet të nxitoheni. Vlerësoni me kujdes personat me të cilët diskutoni problemet personale, keni nevojë për këshillat e duhura.

Binjakët

Fundi i vitit ju gjen pak të mërzitur. Keqardhjet, pretendimet dhe nostalgjia ju bëjnë të ndjeheni të zhgënjyer duke shkaktuar edhe më tepër kaos në jetën tuaj. Përpiquni të rregulloni një gabim të bërë para shumë kohësh.

Gaforrja

Mos nënvlerësoni idenë e një të diele të qetë me të afërmit tuaj. Keni nevojë për pak qetësi, pas një viti të mbushur me ngjarje dhe emocione. Do keni fat për projektet e nisura kohët e fundit, përfitoni nga ndihma e kolegëve bashkëpunëtorë.

Luani

Është momenti i duhur për të lënë mënjanë idetë dhe paragjykimet që nuk favorizojnë një paraqitje objektive të realitetit. Mendoni për projekte afatgjata dhe mos u kënaqni vetëm me fitoret e vogla.

Virgjëresha

Ankthet e lehta rrezikojnë që ta mbyllni 2017 me humor të keq, pak larg nga pjesa tjetër e botës. Po ta mendoni mirë, në të vërtetë nuk keni asnjë arsye. Ndonjë keqkuptim jo shumë i rëndësishëm mund t’ju irritojë pak, sidoqoftë mund të përmirësoni humorin tuaj me një darkë të mirë.

Peshorja

Është gjë e bukur t’i përmbyllni muajt e fundit të vitit me një ndjenjë sigurie dhe një qëndrim optimist drejt të ardhmes. Jeni të vendosur të keni çdo gjë në rregull, ju pret një vit i mbushur me surpriza të këndshme.

Akrepi

Aventura të reja ju presin. Shikojeni 2018 me perspektivën që të ndryshoni drejtim dhe hidhni pas krahëve projektet e papërfunduara. Momente të këndshme me miqtë konsolidojnë raportet tuaja. Realizoni një objektiv që keni kohë që e mendoni.

Shigjetari

Kuadratura e Hënës dhe Neptunit ju mbështet, sidomos nëse jeni tipa shumë zyrtarë ose kujdeseni shumë për imazhin tuaj. Kini kujdes me shpenzimet për gjërat e vogla dhe të panevojshme.

Bricjapi

Dashuria, biznesi, shoqëria: çdo gjë po shkon shumë mirë! Është e shkuara që ju shqetëson, duke ju sjellë në mendje situata që dëshironi t’i harroni. Përpiquni të ndryshoni për mirë jetën tuaj duke filluar që nga transformimi juaj i brendshëm.

Ujori 21

Jeni gati për një festën e shumëpritur të vitit të ri. Jeni dinamikë dhe paraqisni një dëshirë të madhe për aventurat emocionuese të pushimeve të fundvitit. Financat ju mbajnë pak në tension por sot jeni të vendosur do lini mënjanë çdo mendim negativ.

Peshqit

Një fund viti i karakterizuar nga rrëmuja dhe kaosi, sidomos për sa i përket planeve për udhëtime, që mund t’ju rezervojnë ndonjë gjë të paparashikuar. Kini kujdes dokumentet, kuletën dhe çantën: dikush mund të përfitojë nga shpërqendrimi juaj.