Greqi, shqiptari 42-vjeçar humb jetën në aksident, ishte në timon kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tragjik rrugor ndodhi pasditen e 1 janarit në Greqi, ku një shqiptar 42-vjeçar humbi jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në provincën Makrychori–Gonnon, kur automjeti i tij doli nga rruga dhe u përplas me një makinë tjetër, të drejtuar nga një 24-vjeçar vendas.

Pas përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan menjëherë në Spitalin Universitar të Larisës me ndihmën e ambulancave të shërbimit të urgjencës EKAB.

Megjithë përpjekjet mjekësore, 42-vjeçari nga Gonnosi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërron jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit të enjtes.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka sjellë një reflektim mbi sigurinë rrugore në këtë zonë.

Share This Article