Skiatorja Lara Colturi e cila garon me flamurin shqiptar nuk di të ndalet. 19 vjecarja ka dalë e treta në zbritjen e parë në skitë Alpine në Kranjska Gora
Colturi zhvilloi një garë shumë të mirë në këtë zbritje duke e përshkuar pistën me kohën 1 minutë 1 sekondë e 75 të mijtat, 37 të qintat më shumë se fituesja e kësaj zbritjeje, Camille Rast, ndërkohë që e dyta u rendit amerikania Paula Moltzan.
Lara Colturi në këtë zbritje la pas emra të tillë si Mikaela Shiffrin, kryesuese e klasifikimit të përgjithshëm në këtë edicion të Kupës së Botës në Skitë Alpine, Julia Scheib apo Sara Hector.
Zbritja e dytë do të jetë në orën 13:00 me Lara Colturin që po shfaqet në një formë të jashtëzakonshme dhe që do të tentojë të regjistrojë një tjetër podium pas atyre në Levi, Gurgl, Copper Mountain dhe Semmering.




