Aksident, makina përplas 1 person me biçikletë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj së shtunë, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë në aksin rrugor “Qafë Plloçë – Pogradec”.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa i dëmtuari është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi i dëmtuar mund të ketë konsumuar alkol.

Share This Article