Një 67-vjeçar shqiptar është transportuar me urgjencë drejt kryeqytetit, pasi u sëmur gjatë udhëtimit me tragetin e linjës “Korfuz–Sarandë”.
Sipas burimeve spitalore, shtetasi 67-vjeçar është një emigrant shqiptar që punonte prej vitesh në Greqi.
Pacienti ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë lundrimit, teksa po kthehej për të festuar festat e fundvitit me familjen e tij.
Mjekët sqarojnë se 67-vjeçari vuante nga një problem serioz kardiak, konkretisht disekacion i aortës, një gjendje e rëndë që kërkon ndërhyrje të specializuar.
Pas marrjes së ndihmës së parë dhe stabilizimit të gjendjes shëndetësore në Sarandë, pacienti është transportuar me helikopter drejt një spitali të specializuar në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.




