Plagosja e 2-fishtë, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy autorët e plagosjes së dyfishtë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia.

Mësohet se autorët janë dy vëllezër 39 dhe 38-vjeçar.

Ata kanë qëlluar me armë mbi dy persona të tjerë me iniciale A.C dhe S.K.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër). Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre. Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

Share This Article