Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, për shtetasin E. Xh., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka tentuar të vjedhë një bagëti të shtetasit Xh. M. Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi fishekësh gjuetie, të cilat ai i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




