Procedohet 49-vjeçari tepelenas, preu dru në mënyrë të paligjshme

Jugulajm.net
1 Min Read
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. K., 49 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka prerë lëndë drusore, në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur “Zharës”, Turanë. Gjatë punës ai ka dëmtuar lehtë këmbën
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Share This Article