Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka shtypur 1 kalë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




