Shoferi 19-vjeçar merr para këmbësorin, humb jetën 62-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj së marte, ku një automjet me drejtues një 19-vjeçar, ka aksidentuar këmbësorin 62-vjeçar, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se viktima ka qenë duke kaluar në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë”, kur është përplasur për vdekje nga automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedur

Informacion paraprak:

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article