Humb jetën 62-vjeçari, ishte duke punuar tokën me traktor dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit.

Një 62-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor, i cili dyshohet se është përmbysur gjatë procesit të punës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas ngjarjes, policia është njoftuar dhe ka mbërritur në vendin e aksidentit, ku ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Share This Article