Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasit Ç. E., 58 vjeç, Xh. I., 30 vjeç, S. N., 34 vjeç, E. C., 40 vjeç dhe H. Ç., 34 vjeç, të pestë banues në Përmet, janë konstatuar në aksin rrugor “Çarçovë-Përmet”, duke lëvizur me një automjet, në të cilin, gjatë kontrollit, janë gjetur 4 armë gjahu me leje dhe fishekë për to.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




