Moti tej mase i keq i orëve te fundit gjatë ditës së sotme ka bërë të mundur, që një shtyllë e tensionit të ulët të rrëzohet në fshatin Guras të Pogradecit.
Mësohet se kjo është një linjë private dhe se nuk evidentohen abonente pa energji elektrike.
Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të monitoruar situatën nga afër.
Saktësojmë që pavarsisht stuhisë së madhe energjia elektrike vijon të jetë e pandërprerë në të gjithë zonat përveç zonës së Linit, ku është bërë një stakim për rreth 20 minuta për shkak të zjarrit në fshatin Pojskë.




