FOTO/ Moti i keq, stuhia rrëzon rrapin në “Ujin e Ftohtë”, Tepelenë, dëmtohen makinat

Jugulajm.net
1 Min Read

Një stuhi e fortë shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu ka përfshirë qarkun Gjirokastër pasditen e sotme, duke shkaktuar dëme dhe bllokime në disa zona.

Në pikën turistike të “Ujit të Ftohtë”, Tepelenë, një rrap është rrëzuar nga era e fortë, duke dëmtuar dy makina që ishin parkuar nën degët e saj.

Përveç dëmtimit të mjeteve, reshjet e shiut kanë përmbytur disa segmente rrugore, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Kjo ka shkaktuar vonesa dhe ka bërë që autoritetet të ndërhyjnë për të pastruar rrugët dhe rikthyer normalitetin në qarkullim.

Share This Article